Privatësia është e rëndësishme për ne.

Baruti i kushton një rëndësi të madhe mbrojtjes së të dhënave: Zyrtari ynë për sigurinë e të dhënave është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët për mbrojtjen e të dhënave të klientëve tonë. Ne sensibilizojmë punonjësit tonë gjatë trajnimit për temën e mbrojtjes së të dhënave në qendrën e thirrjeve dhe i udhëzojmë ata në sjelljen në përputhje me GDPR.

Qendër thirrje e çertifikuar në Kosovë

9001

ISO/IEC 9001 : 2015

Në përputhje me procedurat e TÜV NORD CERT, Baruti AG aplikon një sistem menaxhimi sipas standardit ISO 9001: 2015 për fushën e mëposhtme: Kontrata me kosto efektive për qendrat e thirrjeve hyrëse dhe dalëse, hulumtime në treg, backoffice, shërbime ne IT dhe financa.

27001

ISO/IEC 27001 : 2013

Në përputhje me procedurat TÜV NORD CERT, Baruti AG aplikon një sistem menaxhimi sipas standardit ISO / IEC 27001: 2013 për fushën e mëposhtme: Menaxhimi i stoqeve të informacionit për outsourcing me kosto të efektshme për hulumtimin e tregut, qendrat e thirrjeve hyrëse dhe dalëse, backoffice, Shërbimet e IT dhe financat.

PCI

PCI DSS

Baruti AG është e përkushtuar në mbrojtjen e informatave të kreditkartelave të konsumatorëve në përputhje me Standardin e Sigurisë së të Dhënave të Industrisë së Kartelave për Pagesa (PCI DSS). Përqëndrimi ynë në këtë standard reflektohet tek njerëzit, teknologjitë dhe proceset që përdorim. Ne bëjmë rregullisht skanime të cenueshmërisë dhe teste të depërtimit në përputhje me kërkesat e PCI DSS për modelin e biznesit tonë. Për më tepër, konformiteti me PCI çertifikohet çdo vit nga një Vlerësues i Sigurisë së Kualifikuar i PCI (QSA).

DSGVO

DSGVO

E drejta e privatësisë e klientëve tonë është një prioritet i lartë për Baruti AG dhe për këtë arsye përputhshmëria me ligjet dhe rregulloret ndërkombëtare luan një rol kryesor. Ne konsiderojmë si detyrë garantimin e sigurisë së informatave personale që përpunojmë dhe ndjekim një qasje të qëndrueshme ndaj privatësisë. Ne kemi pasur gjithmonë një program të fuqishëm dhe efektiv të privatësisë që përputhet me ligjet në fuqi dhe zbaton parimet e privatësisë. Qendra e Thirrjeve Baruti është në përputhje me GDPR, si nga aspekti i rregullores poashtu nga aspekti i teknologjisë.

© 2020 by Baruti AG | Impressum

Baruti AG, Bedri Pejani nr. 4, Prishtinë 10000

Telefon: +41 71 552 00 06

E-Mail: info@baruti.ch

Website Idea, Text & Creation in 2019 by

Flamur Shala (Fokus Strategie GmbH)

  • Instagram-Baruti
  • Facebook-Baruti
  • LinkedIn-Baruti