2019

RISTRUKTURIM I SUKSESSHËM

Permiresimi i performances nga masat e vitit 2018 shperblehet nga klientet me rritje te çmimit prejt 20%. Baruti gjithashtu shperblen bashkepuntort me nje rritje te pagave per 20%.

2018

RISTRUKTURIM I SUKSESSHËM

Baruti ka ndërmarrur masa për ristrukturim të brendshëm me qëllim të përmirësimit të proceseve dhe rritjen e efikasitetit të punës. Ky ristrukturim është i domosdoshëm duke marrur parasysh madhësinë aktuale të kompanisë por edhe më i domosdoshëm duke synuar rritjen e mëtutjeshme. Ne 2018 menagjimi kalon nga udheheqja Drenusha Shala te udheheqesit Muhamet Veliu dhe Flamur Shala.

2017

RRITJE NE TREGUN ZVICERAN

Baruti zbaton dy kontrata të mëdha: një kompani zvicerane mandaton Barutin për sherbime administrative të nje sistemi kompjuterik i njohur ne Zvicer. Këtu, Baruti gjithashtu kujdeset për shërbimet ndaj klientëve dhe aktivitetet e përgjithshme të kontabilitetit. Në të njëjtën kohë, Baruti mbështet një kompani angleze ne procesin e hyrjes në tregun gjerman duke gjeneruar klienta potencial për kompanitë e teknologjisë. Si pergaditje per sfidat e ardhshme, Baruti krijon Akademinë e gjuhës gjermane.

2016

KONTRATË NË TREGUN E AGJENSIONEVE TURISTIKE

Në vitin 2016, Baruti nënshkruan një tjetër kontratë të rëndësishme me ab-in-den-urlaub.de, fluege.de, tourini.de. Kontrata përfshin këshillimin telefonik, përpunimin e rezervimeve, anulimin, transakcionin me kreditkartela, shitjet hyrëse, shitjen e produkteve shtesë dhe përpunimin e detyrave administrative. Si pjesë e këtij mandati, Baruti është certifikuar në PCI DSS për të pranuar rezervimet me kreditkartelë.

2015

KONTRATË NË TREGUN E LOGJISTIKËS

Baruti zbaton shërbimin e parë për  një firme të madhe ndërkombëtare të logjistikës. Kjo vendos themelin e rritjes së mëtejshme: brenda tre muajve, Baruti dyfishon numrin e të punësuarve nga 100 në 200 punonjës.

2014

FIRMË E CERTIFIKUAR

Baruti dëshmon cilësinë në shërbimin e klientëve: Baruti është një qendër e çertifikuar e thirrjeve sipas DIN ISO9001: 2008 dhe ISO / IEC 27001: 2005. Me nje madhesie prej 70 bashkepunetore, menagjimi i firmes Baruti kalon nga udheheqesit Muhamet Veliu dhe Flamur Shala te udheheqja e re Drenusha Shala per kater vite radhasi.

2013

HYRJE NË TREGUN INBOUND DHE OUTBOUND

Rritja e shpejtë bën që Baruti të transferohet në qendër të qytetit për të rekrutuar me sukses agjentë të rinj. Baruti zgjeron portofolin e tij me shërbime të qendrës së thirrjeve hyrëse dhe dalëse.

2012

HYRJE NË HULUMTIM TË TREGUT

Kontrata e parë është nenshkruar në Nordrhein-Westfalen me datën 17 Janar 2012. Thirrja e parë nga Kosova është bërë nga Qendra e Thirrjeve të Barutit me 23 Janar 2012. Këtu, familjet gjermane u intervistuan. Që në fillim, Baruti ka vendosur standardet më të larta të cilësisë. Falë zbatimit të suksesshëm të shërbimeve, klienti ynë merr një çmim të cilësisë një vit më vonë. Ky është ende pjesë e portofolit të klientëve tonë.

2011

THEMELIM NGA STUDENTAT NË ZVICER

Gjatë studimeve të tyre në St. Gallen, pronarët e Baruti (Drenusha Shala, Muhamet Veliu dhe Flamur Shala) vendosin të mbështesin zhvillimin ekonomik të atdheut të tyre në Kosovë duke implementuar themelet për zhvillimin e sektorit të Call Center në Kosovë, i cili sot jep kontributin më të madh në krijimin e vendeve te punës të reja.

Ajo që kemi arritur si Call Center në Kosovë deri më sot