Ekipi B: Rekrutimi në Kosovë
Baruti ka kompetenca për krijim të një ekipi në kohën më të shkurtër të mundshme bazuar në kërkesat e tregut dhe të klientit.
Ekipi Baruti

Vlora Kelmendi
Head of Finance

Fikrete Asllani
Head of HR

Djellza Spahiu
Key Account Manager

Edona Kilaj
Social Media Advisor
Ajo që kemi arritur si Call Center në Kosovë deri më sot
2019
RISTRUKTURIM I SUKSESSHËM
Permiresimi i performances nga masat e vitit 2018 shperblehet nga klientet me rritje te çmimit prejt 20%. Baruti gjithashtu shperblen bashkepuntort me nje rritje te pagave per 20%.
2018
RISTRUKTURIM I SUKSESSHËM
Baruti ka ndërmarrur masa për ristrukturim të brendshëm me qëllim të përmirësimit të proceseve dhe rritjen e efikasitetit të punës. Ky ristrukturim është i domosdoshëm duke marrur parasysh madhësinë aktuale të kompanisë por edhe më i domosdoshëm duke synuar rritjen e mëtutjeshme. Ne 2018 menagjimi kalon nga udheheqja Drenusha Shala te udheheqesit Muhamet Veliu dhe Flamur Shala.
2017
RRITJE NE TREGUN ZVICERAN
Baruti zbaton dy kontrata të mëdha: një kompani zvicerane mandaton Barutin për sherbime administrative të nje sistemi kompjuterik i njohur ne Zvicer. Këtu, Baruti gjithashtu kujdeset për shërbimet ndaj klientëve dhe aktivitetet e përgjithshme të kontabilitetit. Në të njëjtën kohë, Baruti mbështet një kompani angleze ne procesin e hyrjes në tregun gjerman duke gjeneruar klienta potencial për kompanitë e teknologjisë. Si pergaditje per sfidat e ardhshme, Baruti krijon Akademinë e gjuhës gjermane.
2016
KONTRATË NË TREGUN E AGJENSIONEVE TURISTIKE
Në vitin 2016, Baruti nënshkruan një tjetër kontratë të rëndësishme me ab-in-den-urlaub.de, fluege.de, tourini.de. Kontrata përfshin këshillimin telefonik, përpunimin e rezervimeve, anulimin, transakcionin me kreditkartela, shitjet hyrëse, shitjen e produkteve shtesë dhe përpunimin e detyrave administrative. Si pjesë e këtij mandati, Baruti është certifikuar në PCI DSS për të pranuar rezervimet me kreditkartelë.
2015
KONTRATË NË TREGUN E LOGJISTIKËS
Baruti zbaton shërbimin e parë për një firme të madhe ndërkombëtare të logjistikës. Kjo vendos themelin e rritjes së mëtejshme: brenda tre muajve, Baruti dyfishon numrin e të punësuarve nga 100 në 200 punonjës.
2014
FIRMË E CERTIFIKUAR
Baruti dëshmon cilësinë në shërbimin e klientëve: Baruti është një qendër e çertifikuar e thirrjeve sipas DIN ISO9001: 2008 dhe ISO / IEC 27001: 2005. Me nje madhesie prej 70 bashkepunetore, menagjimi i firmes Baruti kalon nga udheheqesit Muhamet Veliu dhe Flamur Shala te udheheqja e re Drenusha Shala per kater vite radhasi.
2013
HYRJE NË TREGUN INBOUND DHE OUTBOUND
Rritja e shpejtë bën që Baruti të transferohet në qendër të qytetit për të rekrutuar me sukses agjentë të rinj. Baruti zgjeron portofolin e tij me shërbime të qendrës së thirrjeve hyrëse dhe dalëse.
2012
HYRJE NË HULUMTIM TË TREGUT
Kontrata e parë është nenshkruar në Nordrhein-Westfalen me datën 17 Janar 2012. Thirrja e parë nga Kosova është bërë nga Qendra e Thirrjeve të Barutit me 23 Janar 2012. Këtu, familjet gjermane u intervistuan. Që në fillim, Baruti ka vendosur standardet më të larta të cilësisë. Falë zbatimit të suksesshëm të shërbimeve, klienti ynë merr një çmim të cilësisë një vit më vonë. Ky është ende pjesë e portofolit të klientëve tonë.
2011
THEMELIM NGA STUDENTAT NË ZVICER
Gjatë studimeve të tyre në St. Gallen, pronarët e Baruti (Drenusha Shala, Muhamet Veliu dhe Flamur Shala) vendosin të mbështesin zhvillimin ekonomik të atdheut të tyre në Kosovë duke implementuar themelet për zhvillimin e sektorit të Call Center në Kosovë, i cili sot jep kontributin më të madh në krijimin e vendeve te punës të reja.